Thaçi ditën e parë të vizitës në Japoni e nis me takime të shumta në Osaka dhe Kyoto
10 shtator 2019
| 09:04
Në ditën e parë të vizitës në Japoni, presidenti Hashim Thaçi ka filluar takime të shumta në Osaka dhe Kyoto me përfaqësues shtetërorë si dhe me përfaqësues të odave ekonomike.
Thaçi ka thënë se bashkëpunimi ekonomik ndërmjet dy shteteve do të dinamizojë rritjen ekonomike të Kosovës, me investime konkrete dhe do të ofrojë mundësi për eksport të produkteve tona.
“Në këto takime u konfirmua suksesi i pjesëmarrjes së Kosovës në panairin më të madh ekonomik në botë – ‘Osaka Expo 2025′”, ka thënë Thaçi.
/Epoka e re/