Thaçi: Do ta ndryshoj Kushtetutën që Lugina t’i bashkohet Kosovës
02 mars 2019
| 13:53
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se do ta ndryshojë edhe Kushtetutën për ta bashkuar Luginën e Preshevës me Kosovën.
“Korrigjimi i kufirit, po. Me një shtet të pavarur dhe sovran të Kosovës. Me përfshirjen e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës me Kosovën. Do të punoj për të ndryshuar Kushtetutën. Ndryshimi i Kushtetutës nuk është fundi i botës. Derisa kam qenë në kryeministër është ndryshuar Kushtetua katër herë, prandaj nuk ëhstë fundi i botës nëse ndryshohet ajo. Kjo është një aspiratë legjitime dhe e drejtë historike për Kosovën”, ka thënë Thaçi sot në qytetin e Prizrenit pas vizitës që i bëri qendrës “ABI Çarshia”.