Thaçi: Do të ketë korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën
06 tetor 2018
| 17:33
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përsëri ka thënë se duhet të ndodhë korrigjimi i kufijve me Serbinë dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.
“Në asnjë rrethanë nuk do të ketë kufij etnik. Do të ketë korrigjim të kufijve dhe bashkim të Luginës me Kosovën”, ka thënë Presidenti, në një konferencë për media.
Thaçi ka shtuar se është e domosdoshme që klasa politike të jetë e bashkuar në dialogun për normalizimin e plotë të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Ftoj pozitën dhe opozitën të bashkohen rreth një platforme, të miratojnë një platformë të përbashkët dhe të marrin pjesë pa dallim në këtë proces. Marrëveshja paqësore Kosovë-Serbi, Kosovës i hap rrugë për NATo, BE dhe OKB”, ka deklaruar Thaçi.