Thaçi: Do t’i propozoj Qeverisë rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së
24 dhjetor 2018
| 12:53
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas drekës me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka bërë me dije se do të kërkojë nga Qeveria rritjen e pagave për ushtarët e FSK-së.
Thaçi ka thënë se këtë propozim do ta bëjë me qëllim që ushtarët e FSK-së të kenë paga të dinjitetshme.
Më tutje, ai ka folur edhe për dialogun me Serbinë dhe çështjen e bashkimit të Mitrovicës.
Duke folur për bashkimin e Mitrovicës, Thaçi ka thënë se krijimi i dy komunave në Mitrovicë është paraparë me pakon e Athisarit.
Pavarësisht kësaj, ai ka thënë se është parë se këto dy komuna të ndara nuk kanë funksionuar dhe se është për funksionalitet.
/Epoka e re/