Thaçi dorëzon kopjen e deklaratës së pavarësisë në Bibliotekën e Kongresit amerikan
07 shkurt 2018
| 18:28
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është duke qëndruar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai atje ka ka dorëzuar një kopje të deklaratës së pavarësisë së Kosovë.
“Për dhjetëvjetorin e pavarësisë, sot kam dorëzuar një kopje të deklaratës së pavarësisë së Kosovës në Bibliotekën e Kongresit amerikan”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook.
“Bashkë me shumë dokumente të rëndësishme botërore, deklarata e pavarësisë së Kosovës do të ruhet përjetësisht në vendin dhe shtetin, i cili dje mbështeti lindjen, derisa sot ruan ekzistencën e kësaj deklarate dhe shtetit tonë”.
“Jemi të bekuar me miqësinë e përjetshme me popullin dhe shtetin amerikan”.