Thaçi-Dragusha: Vetëvendosje ka mëkate të mëdha ndaj shtetit dhe qytetarëve

13 janar 2020 | 10:27

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Evgjeni Thaçi-Dragusha, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje historikisht ka mëkate ndaj vendit dhe qytetarëve.

Ajo përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se vonesa në formimin e Qeverisë është sabotimi i fundit që po i bëhet shtetit tonë, dhe atë në stilin më të ulët “me cinizem, ironi e vazhdësi, duke fshehur kështu friken nga marrja e  përgjegjësisë dhe llogaridhënia për premtimet e bëra përtej çdo realiteti”.

Postimi i plotë i saj:

Kosova nuk i ka borxh askujt, e aq me pak LV-se. Bile kjo e fundit, historikisht ka mekate te medha ndaj vendit dhe qytetareve. Vonesa ne formimin e qeverise eshte sabotimi i fundit qe po i behet shtetit tone, dhe ate ne stilin me te ulet, me cinizem, ironi e vrazhdesi, duke fshehur keshtu friken nga marrja e  pergjegjesise dhe llogaridhenia per premtimet e bera pertej cdo realiteti.

Paraliza ne te cilen eshte futur vendi, po shkakton deme te medha financiare, politike e sociale, e qe do te na faturohen te gjitheve, si per 74% te qytetareve qe kemi votuar parti te tjera, njejte edhe per 26% qe besuan ne utopine qe do te sillnin njerezit te cilet flamurin e Kosoves ??e respektojne vetem kur fillojne te marrin paga nga buxheti shteteror.

Merre ose leje, #Vendos!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përvjetorin e gjenocidit serb në Kosovë, Qendra “Gjenocidi në…