
Thaçi: Duhet të vazhdohet me luftën e pakompromis kundër korrupsionit
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se raporti për të drejtat e njeriut në Kosovë për vitin 2018, i publikuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit, ka identifikuar shumë përparime në sektorin drejtësisë, por edhe shumë sfida që kemi përpara.
“I jemi mirënjohës ShBA-së për investimet dhe mbështetjen që i ka dhënë Kosovës në sektorin e drejtësisë. Të gjitha ngecjet që janë identifikuar në këtë raport duhet të merren seriozisht nga institucionet e Kosovës dhe të punohet me dinamikë më të madhe në përmirësimin e tyre”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Ne duhet ta vazhdojmë luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe t’i garantojmë të drejtat e qytetarëve të të gjitha komuniteteve tona, si vlera mbi të cilat e kemi ndërtuar shtetin tonë”, ka shtruar Thaçi.
/Epoka e re/