Thaçi e Ahmeti: Një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë nuk cenon asnjë vend fqinj
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, po qëndron për një vizitë në kryeqytetin e Maqedonisë.
Pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev, ai është takuar edhe me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.
Në ambientet e selisë së BDI-së, të dy kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie.
Ahmeti ka siguruar presidentin Thaçi se do të mbështesin çdo zgjidhje eventuale që do të arrihet mes Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se përkrahja do të jetë e fuqishme për një përmbyllje pozitive duke i hapur Kosovës rrugët në të gjitha institucionet ndërkombëtare.
Nga ana tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka siguruar kreun e BDI-së, Ali Ahmeti, se do mbështesin Maqedoninë për referendumin e 30 shtatorit dhe integritetin e Maqedonisë në NATO e BE.
Ai po ashtu siguroi liderin Ahmeti se një marrëveshja eventuale mes Kosovës e Serbisë nuk do të cenojë asnjë vend fqinj, ku sipas tij të gjithë fqinjët pa dallim do të ndihen komod.
/Epoka e re/