Thaçi e Bekim Jashari në mesin e policëve
01 janar 2019
| 00:27
Hashim Thaçi e Bekim Jashari në mesin e policëve
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi së bashku me kryetarin e komunës së Skenderajt Bekim Jashari, në prag të ndërrimit të moteve vizituan stacionin e policisë në Skenderaj.
Thaçi duke i quajtur Policinë e Kosovës heronj, dhe tha se se viti 2019 do të jetë vit i vendimeve historike dhe i zhvillimit ekonomik.
Thaçi ka falënderuar policinë për angazhimin e madh në ruajtjen e rendit, ligjit e qetësisë. Policia sipas tij është bërë shembull për institucionet e Kosovës.