Thaçi e fton sërish në takim Kurtin
27 dhjetor 2019
| 14:30
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi e ka ftuar sërish liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në takim konsultativ për mandatim të Qeverisë.
Në ftesën që e ka siguruar “Epoka e re”, presidenti takimin e ka caktuar për sonte në orën 20:00.
Takimi ishte paraparë të mbahej në orën 13:30 në kabinetin e presidentit të Kosovës, por Kurti kishte refuzuar këtë ftesë me arsyetimin se nuk ndodhet në Prishtinë