Thaçi e Hahni bisedojnë për vizat dhe arritjen e marrëveshjes me Serbinë

31 tetor 2018 | 11:48

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot komisionerin evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn, më të cilin ka biseduar për procesin e liberalizimit të vendit dhe për arritjen e marrëveshjes paqësore në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

“Me komisionerin Hahn bisedova për çështjet më me rëndësi për perspektivën evropiane të Kosovës, nga përfshirja e pikës për liberalizimin e vizave në agjendën e Këshillit Evropian, deri tek nevoja për arritjen e një marrëveshjeje paqësore gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Thaçi po qëndron në Minsk të Bjellorusisë në kuadër të Konferencës së Mynihut për Siguri.

/Epoka e re/  

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u mbajt konferenca e katërt për Siguri Kibernetike në…