Thaçi e Haradinaj në shtëpinë e ministrit Lekaj (Foto)
01 prill 2018
| 17:21
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, me rastin e festës së Pashkëve, ka pritur në shtëpinë e tij presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Lekaj përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se “nderi, tradita e respekti vëllazëror ndër ne shqiptarët gjithnjë ka qenë i pamatshëm”.
“Jo vetëm në ditë festash si sot, por në secilin moment ne kemi qenë e do të jemi bashkë. Faleminderit për sot, nga president z. Thaçi, kryeministër z. Haradinaj dhe nga kolegët partiak e miq bashkëpunëtor, për prezencën e tyre dhe për nderin që i bënë familjes tonë dhe festës së përbashkët. Urime e Gëzuar gjithmonë!”, ka shkruar Lekaj.