Thaçi e Haradinaj pritet të raportojnë për rastin e dëbimit të shtetasve turq
30 nëntor 2018
| 08:34
Komisioni Hetimor parlamentar i cili ishte formuar për ta ndriçuar rastin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova më 29 mars të këtij viti do të mblidhet përsëri sot.
Para këtij komisioni, sipas agjendës është paraparë që të paraqitet presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Po ashtu do të raportojë edhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Lulzim Ejupi.
Gjatë takimit të kaluar të këtij komisioni nuk u paraqitën për të raportuar as Thaçi e as Haradinaj, i pari ishte për vizitë në Amerikë, kurse i dyti në mbledhjen e dy Qeverive.
Gjashtë shtetasit turq, janë dëbuar nga Kosova më 29 mars të këtij viti.