Thaçi e Haradinaj takohen me Macronin
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në kuadër të Samitit të BE-së në Sofje ka takuar edhe presidentin e Francës Emmanuel Macron.
Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook” ka njoftuar me takimin që ka pasur me Macronin.
“Bashkë me kryeministrin Haradinaj kishim një bisedë shumë të mirë me presidentin francez, Emmanuel Macron, i cili bashkë me kancelaren Merkel janë promotorët më të mëdhenj të anëtarësimit të Kosovës dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian. Me vizionin dhe përkushtimin e tyre i kanë dhënë shpresë të gjitha vendeve tona. Franca e ka mbështetur popullin e Kosovës në gjithë rrugëtimin tonë të gjatë për liri, pavarësi, shtetndërtim dhe në forcimin e perspektives euroatlantike”, ka shkruar presidenti Thaçi.
/Epoka e re/