Thaçi e Haradinaj takohen me Vuçiqin më 29 prill në Berlin
10 prill 2019
| 14:34
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka konfirmuar se më 29 prill në Berlin do të takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrin Ramush Haradinaj.
Vuçiq po ashtu ka thënë se ky takim i 29 prillit është bërë me ftesë të Francës dhe Gjermanisë.
Vuçiqi në një konferencë për medie ka thënë se ai ishte ftuar të shkonte në Berlin me kryeministren Ana Bërnabiq dhe se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj po ashtu ishin të ftuar në këtë takim.