![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2018/11/4F16C311-7834-4357-8BB2-D6D26FB23D16.jpeg)
Thaçi e Lushtaku vizitojnë babanë e Kadri Veselit
24 nëntor 2018
| 17:43
Presidenti Hashim Thaçi dhe Sami Lushtaku kanë vizituar të shtunën babanë e kryeparlamentarit Kadri Veseli.
“Gjatë viteve të ilegales, shumë familje na mbajtën me bukë e na strehuan sikurse të ishim anëtarë të familjes së tyre. Njëri nga ta është haxhi Fazli Veseli, babi i kryeparlamentarit Kadri Veseli. Së bashku me presidentin Hashim Thaçi, vizituam bacën Fazli, një burrë patriot që ndonëse në moshë të shtyer, qendron i fortë fizikisht. Ai ende na këshillon që të vazhdojmë rrugën për zhvillimin e vendit, për të cilin kanë sakrifikuar shumë breza”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Sami Lushtaku.
https://www.facebook.com/210417475773729/posts/1210228662459267/