Thaçi: E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët faktor të stabilitetit

18 gusht 2020 | 21:03

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mirëpritur arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në Maqedoninë e Veriut.

Presidenti Thaçi ka uruar partnerët e koalicionit qeverisës.

“E mirëpres arritjen e marrëveshjes për formimin e Qeverisë së re në shtetin tonë fqinj, Maqedoninë e Veriut. Partnerëve të koalicionit qeverisës u uroj suksese në përgjegjësitë e tyre institucionale dhe në përmbushjen e kësaj marrëveshjeje me perspektivë të qartë për të ardhmen e Maqedonisë së Veriut”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.

Thaçi ka thënë se “shqiptarët janë faktor të vendimmarrjes dhe stabilitetit në Maqedoninë e Veriut dhe në tërë rajonin tonë”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia ka filluar të vendosë një gardh me tela gjemborë…