
Thaçi e Pacolli takohen me Eliot Engelin, rikonfirmojnë miqësinë e përhershme Kosovë – ShBA
06 shkurt 2019
| 11:48
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, kanë takuar në Amerikë, kongresistin Eliot Engel.
Thaçi ka thënë se në këtë takim kanë rikonfirmuar miqësinë e përhershme Kosovë – ShBA.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së. Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/