Thaçi e Pacolli takohen me Metën, ky i fundit tregon se për çfarë biseduan (Foto)
09 korrik 2020
| 17:37
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe deputeti i Kuvendit, Behgjet Pacolli, kanë vizituar presidentin Ilir Meta në Tiranë.
Meta ka treguar se me Thaçin dhe Pacollin kanë kaluar disa orë shumë të bukura së bashku.
“Kënaqësi e veçantë të kisha sot një mik të veçantë si presidenti Thaçi. Pa diskutim edhe bacën Behgjet. Kaluam disa orë shumë të bukura dhe frymëzuese”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.