Thaçi e Pacolli takohen me William Walkerin
07 shkurt 2018
| 16:07
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili po qëndron në ShBA, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington, është takuar me William Walkerin.
Ai ka thënë se është kënaqësi të bisedosh për të arriturat dhe aspiratat e shtetit të Kosovës me njerëzit që e kanë në zemër dhe punojnë për të, siç është William Walker.
“Në ShBA, Kosova ka shumë miq. Është kënaqësi të bisedosh për të arriturat dhe aspiratat e shtetit të Kosovës me njerëzit që e kanë në zemër dhe punojnë për të, siç është z. William Walker. Në prag të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e kujtojmë me mirënjohjen më të thellë angazhimin e tij për Kosovën, si në vitin 1999, ashtu edhe sot”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” presidenti Thaçi.