Thaçi e quan alternativë e jo shfuqizim, nismën e deputetëve për Specialen
27 dhjetor 2017
| 19:37
“Nisma e deputetëve për Gjykatën Speciale nuk është një kërkesë për të sfiduar gjykatën, por është alternativë, sikurse që kanë edhe vendet e tjera të ish-Jugosllavisë: Kroacia, Bosnja dhe Serbia”, ka deklaruar në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka thënë po ashtu se nuk i inkurajojnë deputetët rreth kësaj nisme, por nëse Kuvendi e aprovon atë, do ta nënshkruante si president.
Thaçi u ka bërë thirrje deputetëve që me urgjencë ta ratifikojnë Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe ta evitojnë izolimin e mëtutjeshëm të Kosovës.
Ndërkaq, në lidhje me dialogun me Serbinë, presidenti Thaçi shprehet se është i gatshëm t’i prijë edhe fazës finale deri në njohjen reciproke mes dy vendeve.