Thaçi e quan lajm të mirë miratimin e Ligjit për Sponzorizime

27 qershor 2019 | 15:10

Presidenti i Kosovës ka mirëpritur miratimin e harmonizimit të Ligjit për Sponsorizime në kulturë, rini dhe sport.

Ai ka thënë se sportistët, artistët dhe të rinjtë tanë do të kenë kushte më të mira dhe mundësi më të shumta për të shkëlqyer në garat vendore dhe ndërkombëtare.

Sipas Thaçit, ata do t’i sjellin edhe më shumë medalje Republikës së Kosovës.

“Lajm shumë i mirë miratimi në Kuvendin e Kosovës i harmonizimit të Ligjit për Sponsorizime në kulturë, rini dhe sport, me Projektligjin për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave. Më nuk do të humbim talentë të rinj për mungesë fondesh dhe përkrahje financiare. Sportistët, artistët dhe të rinjtë tanë do të kenë kushte më të mira dhe mundësi më të shumta për të shkëlqyer në garat vendore dhe ndërkombëtare. Ata do t’i sjellin edhe më shumë medalje Republikës së Kosovës”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

 /Epoka e re/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët janë surprizuar me zbulimin e ri në Grendlandë. Ata…