Thaçi e shtyn për 26 dhjetor mbledhjen konstituive të Kuvendit
13 dhjetor 2019
| 13:39
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas kërkesës së shumicës së partive politike, ka ndryshuar datën e thirrjes së mbledhjes së parë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Kosovës.
“Duke respektuar kërkesën e shumicës së partive politike që kanë siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës, me sqarimin se data 24 dhjetor lidhet me pushimin për festën e Kërshëndellave, presidenti Thaçi ka vendosur që mbledhjen e parë të legjislaturës së shtatë të Kuvendit të Republikës së Kosovës ta thërras më datën 26 dhjetor, në orën 15:00”, është thënë në njoftimin e Presidencës.
/Epoka e re/