Thaçi e thërret sërish Kurtin në takim, ia ofron tri orare
10 mars 2020
| 22:33
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, raportohet se nesër do ta presë në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Për realizimin e këtij takimi në mes të presidentit dhe kryeministrit të vendit sipas raportimit në media, ka mbetur të konfirmohet vetëm ora e takimit.
“Krejt çfarë ka mbetur është të caktohet vetëm ora e takimit”, shkruan Reporteri.net.
Sipas një foto të siguruar, e cila duket si agjendë, shihen tri propozime nga Zyra e Presidentit për Kurtin.
Kryeministri Kurti mund të zgjedhë njërin nga oraret e takimit: 10:00, 11:00 apo 12:00.
Ndërkohë as Zyra e Presidentit e as ajo e kryeministrit ende nuk kanë njoftuar zyrtarisht nëse nesër do të ketë takim mes Thaçit dhe Kurtit.