
Thaçi e Veseli bëjnë homazhe nesër në Reçak
14 janar 2018
| 17:33
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, do të bëjnë nesër (e hënë) homazhe në kompleksin përkujtimor në Reçak me rastin e 19-vjetorit të masakrës së Reçakut.
Homazhet pritet të bëhen prej orës 10:40 minuta. Kurse me fillim nga ora 11:00, presidenti Thaçi, do të marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore për Masakrën e Reçakut, e cila mbahet nën patronatin e presidentit tek Shtëpia e Kulturës në Shtime.