Thaçi e Veseli do t’i drejtohen Qeverisë në 10-vjetorin e Pavarësisë
Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e kryeministrit Ramush Haradinaj që t’i ftojë presidentin Hashim Thaçi dhe kryeparlamentarin Kadri Veseli që t’i drejtohen ekzekutivit në ndonjërën nga mbledhjet e ardhshme të kabinetit qeveritar.
Haradinaj ka thënë se do ta ftojnë presidentin Hashim Thaçi në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë në prag të dhjetëvjetorit të Pavarësisë.
“T’i bëjmë ftesë presidentit të vendit të marrë pjesë ne takim të Qeverisë në një kohë të caktuar dhe kryeparlamentarin. Me këtë praktikë t’i nderojmë institucionet e vendit. Kjo praktikohet në vende të ndryshme ku presidenti dhe kryeparlamentari t’i adresohet ekzekutivit. Kam idenë ta fillojmë këtë traditë që presidentit apo kryeparalemntarit të ia japim rastin”, ka thënë Haradinaj.