Thaçi e Vuçiq nisin takimet e ndara me Mogherinin në Bruksel
23 mars 2018
| 20:45
Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri ka takuar ndaras presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Më pas, do të ketë një takim të përbashkët në kuadër të vazhdimit të dialogut të nivelit të lartë.
Ky është takimi i parë i këtij niveli për këtë vit.
Të dy presidentët kanë qëndruar paraprakisht në SHBA.
Takimi i fundit ndërmjet tyre është mbajtur më 20 shtator të vitit 2017 në New York, më ndërmjetësimin e zonjës Mogherini, në dritën e zotimeve të bëra në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht në Bruksel, kur ata ishin pajtuar për një fazë të re të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, përtej çështjeve teknike.