Thaçi e Vuçiqi sot takohen në Bruksel
07 shtator 2018
| 08:55
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, për të diskutuar rrugët për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve.
Presidenti Thaçi në Bruksel pritet të diskutojë edhe për çështjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ndërkohë Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të i jap mandat ekipit negociator të propozuar nga Qeveria.