Thaçi e Vuçiqi vazhdojnë sot dialogun në Bruksel

23 mars 2018 | 08:56

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me lehtësimin e përfaqësueses së lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, pritet të vazhdojnë sot në Bruksel dialogun në nivelin më të lartë politik.

Takimi ndërmjet dy presidentëve ka si synim avancimin përpara të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit për relaksimin e raporteve reciproke.

Bashkimi Evropian insiston që Prishtina dhe Beogradi të normalizojnë raportet dhe se përparimet në këtë dialog po konsiderohen kushti kyç për të dyja shtetet në rrugëtimin e tyre integrues evropian.

Këshilltari i presidentit, Bekim Çollaku, ka thënë për gazetën “Epoka e re” se temë e takimit të radhës në mes të presidentëve Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiq do të jenë çështjet politike të cilat ndërlidhen me gjetjen e modaliteteve për arritjen e marrëveshjes përfundimtare për normalizim dhe pajtim ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Imami i xhamisë së madhe “Mehmet Fatih” në Prishtinë, Shefqet…