
Thaçi: Ecja përpara drejt BE-së, e rëndësishme për Kosovën e rajonin
28 prill 2019
| 21:33
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka njoftuar poashtu se ka arritur në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren gjermane Angela Merkel, Presidentin francez Emmanuel Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor
“Sapo arritëm në Berlin për samitin e nesërm me kancelaren Merkel, presidentin Macron dhe liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ecja përpara drejt integrimeve evropiane është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe tërë rajonin tonë!”, ka shkruar Thaçi.
Thaçi udhëtoi me avionin privat të Ministrit të Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli, i cili e shoqëroi atë, poashtu Kryeministri Ramush Haradinaj si dhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.