Thaçi edhe kërcënimin e bëri me zë të dridhur
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas deklarimeve të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për partinë e saj, Lëvizjen Vetëvendosje.
Thaçi ka mohuar se e ka sjellë deputetin Behgjet Pacolli me veturë nga Shqipëria, kurse LV-në e ka quajtur ndërmarrje kriminale.
Thaçi ka reaguar pasi ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, tha se presidenti i Kosovës mbrëmë ka kaluar kufirin për në Shqipëri dhe për këtë nuk është njoftuar protokolli i shtetit.
Sveçla ka hedhur dyshime se presidenti Hashim Thaçi mund ta ketë futur mbrëmë deputetin Behgjet Pacollin në Kosovë teksa ka deklaruar se nëse Thaçi e ka takuar Pacollin, edhe ai do t’i nënshtrohet karantinës ose vetizolimit.
Haxhiu, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, ka thënë se Thaçi dukej në siklet të madh.
Sipas saj, edhe kërcënimin e bëri me zë të dridhur.
Reagimi i saj: “Thaçi dukej në siklet të madh, edhe kërcënimin e bëri me zë të dridhur!”