Thaçi: Epopeja e Dukagjinit shënon kthesë historike në luftën për liri
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë pjesë në manifestimin e Epopesë së Dukagjinit në Gllogjan të Deçanit.
Gjatë fjalimit të tij, presidenti Thaçi ka thënë se e Epopeja e Dukagjinit shënon një kthesë historike në luftën për liri, çlirim dhe pavarësi.
“Madhështia dhe vlera më e madhe e kësaj date i shtohet kur kemi parasysh që më 24 mars 1999, filluan bombardimet e NATO-s, dhe kjo aleancë perëndimore nuk është lidhur rastësisht por falë rezistencës së ushtarit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.
“Sot kujtojmë me respekt Epopenë e Dukagjinit dhe vlerësojmë lartë mbështetjen ndërkombëtare që duhet ta ruajmë si sytë e ballit për anëtarësim në NATO dhe raporte speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Thaçi.
Duke vlerësuar rezistencën dhe heroizmin e dëshmorëve të lirisë si president Thaçi ka ndarë dekorimet “Hero i Kosovës” për 12 luftëtarë të Gllogjanit.
/Epoka e re/