Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën kundër Vetëvendosjes

27 prill 2020 | 11:33

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka hedhur akuza ndaj presidentit të vendit, LDK-së dhe partive që po tentojnë ta formojnë koalicionin qeverisës.

Nagavci në një shkrim në “Facebook” ka thënë se presidenti i dërgonte nga dy letra në ditë kreut të LV-së, Albin Kurtit, duke ia kërkuar emrin për mandatarin. Ajo thotë se tashmë të njëjtit po heshtin.

“Në fakt, Kosova nuk ka President fare. Thaçi është aty për ta shkelur Kushtetutën kundër VETËVENDOSJE!-s dhe për t’i kontrolluar disa deputetë të PDK-së që i nevojiten LDK-së, përkatësisht Mustafës, Veliut e Hotit”, ka shkruar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria gjermane ka konfirmuar përpjekjet kineze për të ushtruar ndikim…