Thaçi: Është koha që Kosova dhe Greqia të thellojnë marrëdhëniet
24 shtator 2019
| 13:40
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka takuar sot kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Thaçi ka thënë se është koha që Kosova dhe Greqia të thellojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve.
“Është koha që Kosova dhe Greqia të thellojnë marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Kryeministrin e ri të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis e kam falënderuar për mbështetjen që ky shtet i ka dhënë Kosovës në perspektivën euroatlantike. U pajtuam që të shikojmë mundësitë e rritjes së bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/