Thaçi: Është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
24 tetor 2020
| 15:44
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në ditën e themelimit të OKB-së, ka thënë se Kosova më shumë se çdo vend tjetër në botë, e dinë rolin dhe rëndësinë që kjo organizatë ka pasur në krijimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin tonë.
Thaçi ka shkruar në “Facebook”, se roli i misionit të OKB-së ka qenë tejet i rëndësishëm në Kosovë, si në demokratizimin, ashtu edhe në ndërtimin e institucioneve, që më vonë e shpallën edhe pavarësinë.
“Ne i jemi mirënjohës OKB-së për punën e madhe që po bënë për promovimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe gjithandej botës. Ndërsa, tani është koha që Kosova të bëhet anëtare e plotë e kësaj organizate”, ka shkruar ai.