Thaçi: Është koha që shteti të mbushet me prodhime “Made in Kosova”

13 shkurt 2018 | 14:34

Presidenti i Kosovës  Hashim Thaçi, në kuadër të manifestimit për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë, të organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës, ka thënë se është koha që shteti i Kosovës të mbushet me prodhime “Made in Kosova”.

Sipas tij, përgjatë këtyre 10 viteve ekonomia e Kosovës është ballafaquar me sfida.

“Sot jemi mbledhur në një koment të veçantë në prag të 10-vjetorit të pavarësisë. Si gjithmonë kemi rast të kujtojmë ku kemi qenë, ku jemi dhe ku do të shkojmë. Jeni ballafaquar me sfida, por keni vazhduar dhe keni zhvilluar vendin. Sot zhvillimi i Kosovës lidhen ngushtë me juve. Sukseset dhe arritjet tona janë rezultat i bashkëpunimit me partnerët tanë. I bëmë 10 vjet si shtet dhe është koha që shteti të mbushet me prodhimet ‘Made in Kosova’. Gëzuar 10-vjetorin e shtetit të Kosovës”, ka thënë Thaçi.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një prononcim për të…