Thaçi: Është një mundësi e vogël për t’u arritur marrëveshja me Serbinë
08 nëntor 2018
| 20:37
Ka përfunduar takimi trepalësh në Bruksel mes presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Presidenti Hashim Thaçi pas takimit ka thënë se është një mundësi e vogël për t’u arritur marrëveshja me Serbinë, por sipas tij duhet të punohet në arritjen e kësaj marrëveshje.
Thaçi i ka bërë thirrje spektrit politik në Kosovë që t’i bashkohen këtij procesi.
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/269061040479429/