Thaçi është njeriu i vetëm që konsideron se është mbi ligjin

01 maj 2020 | 09:13

Zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ka thënë se presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është njeri i cili është akuzuar nga shokët e vet për tradhti dhe vrasje politike.

Në edicionin Special në Klan Kosova, ai është shprehur i bindur se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, kurrë nuk do ta bënte një gjë të tillë për të arritur në pushtet. “Kur kemi përplasje të koncepteve dhe, nëse Thaçi e ka ndonjërën nga këto, atëherë për publikun është me interes që të dëgjohen të gjitha ato që kanë për t’u thënë. Përgjigjja e Thaçit, se ai e ka mundur Kurtin, ai nuk e ka mundur askënd, ai e ka mundur vetveten. Thaçi është njeri që është i akuzuar nga shokët e vet për tradhti dhe vrasje politike. Është njeriu i vetëm që konsideron se është mbi ligjin”, ka thënë Abazi.

Abazi ka shtuar se duhet të merren seriozisht ato çfarë i thotë djali i Haki Imerit. “Jam i bindur se Kurti nuk do të përdorë forma të tilla për të ardhur në pushtet. Kjo është arsyeja pse ai ka marrë besimin e qytetarëve. Kemi të bëjmë me dy figura shumë të ndryshme. E kemi parë që 20 vjet që nuk kemi liberalizim të vizave. Mbi 15 herë Thaçi ka uruar për liberalizimin e vizave. Sot Kosova është i vetmi vend i Ballkanit që nuk lëviz lirshëm dhe që ka varfërinë më të madhe në rajon”, ka thënë Abazi.

https://www.youtube.com/watch?v=SzljCOz5y5U&feature=emb_title

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dave Mitchell, 46 vjeç, u arrestua ditën e djeshme pasi…