Thaçi është zgjidhja e krizës së rrymës”, Armend Muja i përgjigjet vëllait të tij: Është i manipuluar
Vëllai i Armend Mujës, Gazmendi kishte bërë një deklaratë se zgjidhja e vetme e problemit me krizën që po kalon Kosova është ish-presidenti Hashim Thaçi.
I ftuar në ATV deputeti i VV-së ka thënë se me vëllain e tij i kanë ndarë rrugët qe 20 vjet dhe nuk ndajnë pikëpamje të njëjta.
“Unë e kam vëlla Gazmend Mujën. Mirëpo në pikëpamje me të dallojmë qe 20 vjet. Asnjëherë çështje politike nuk jemi pajtu dhe nuk kemi diskutu”, tha Armend Muja.
“Unë besoj që Gazmendi është i painformuar, ekspertiza e tij është zero në këtë fushë, opinioni i tij është i manipuluar. Dhe mendoj që qeverisja e z. Thaçi, ajo e PDK-së dhe LDK-së e kanë pru këtë gjendje”, tha deputeti i VV-së në Context.
“Ai le ta provoj pse po mendon në atë mënyrë. Nëse ai ka ndonjë autoritet moral dhe intelektual duhet tu referoheni me emër dhe jo vëllai i Armend Mujës”, tha ndër të tjerash Muja.