Thaçi: Faleminderit kancelares Merkel për mbështetje ndaj Kosovës
12 nëntor 2018
| 17:55
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka publikuar fotografinë e takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, të cilën e ka falënderuar për mbështetjen që ajo i ka dhënë Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë.
“Faleminderit Kancelares Merkel për një diskutim të mirë gjatë aktiviteteve në #Paris # Armistice100 këtë fundjavë – dhe për mbështetjen e përpjekjeve tona për të arritur një marrëveshje paqësore ligjore midis Kosovës dhe Serbisë, duke çuar në integrimin e plotë të Republikës së Kosovës në OKB, NATO dhe BE”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Twitter”.
/Epoka e re/