Thaçi falënderon imzot Gjergjin për organizimin e akademisë ‘Faleminderit Shqipëri’
04 shkurt 2020
| 14:15
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur të martën në takim, imzot Dodë Gjergjin.
Në këtë takim, Thaçi e ka falënderuar imzot Gjergjin për organizimin e akademisë solemne “Faleminderit Shqipëri”.
“Me imzot Dodë Gjergjin edhe sot e vazhduam diskutimin për Shqipërinë e gjuhës dhe kulturës sonë të përbashkët. Atë e falënderova për organizimin e mrekullueshëm të akademisë solemne ‘Faleminderit Shqipëri’, e cila kishte karakter falënderimi për atdheun tonë, që me shekuj dhe me aq sa kishte kapacitet, e mbrojti gjithmonë të drejtën e shqiptarëve në Kosovë dhe vise të tjera”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/