Thaçi falënderon Macronin për pritjen miqësore

10 nëntor 2018 | 22:56

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, është takuar me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, në Paris të Francës.

Thaçi ka marrë pjesë në njëqindvjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore.

“E falënderoj presidentin Makron për pritjen e sotme miqësore. Mirënjohës për Francën, e cila e ka nderuar Kosovën njësoj sikur të gjitha shtetet e tjera pjesëmarrëse në shënimin e 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Kjo ishte një mundësi shumë e mirë për të biseduar me liderët botërorë për bashkëpunimin dhe forcimin e paqes në rajonin tonë dhe në botë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/215598455177188/posts/2277758572294489/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Napoli arriti të marrë një fitore shumë të vuajtur në…