Thaçi falënderon miqtë ndërkombëtarë pas pavarësisë energjetike nga Serbia
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se marrëveshja e votuar sot në mes të KOSTT-ENTSO-E është një arritje e madhe e Kosovës dhe shembull se si duhet vazhduar përpara drejt realizimit dhe synimeve strategjike.
Thaçi nëpërmjet një postimi në “Facebook”, ka falënderuar miqtë ndërkombëtarë për përkrahjen e vazhdueshme.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
Nga sot Kosova është e pavarur edhe në fushën e energjisë. Është votuar Marrëveshja e Kyçjes së re nga Grupi Rajonal i Evropës Kontinentale, trup i ENTSO-E, me të cilën ka filluar përmbyllja e procesit të gjatë dhe të mundimshëm të pavarësimit të rrjetit energjetik të Kosovës, përkundër rezistencës së Serbisë.
Kjo është një e arritur e madhe e Kosovës dhe shembull sesi duhet vazhduar përpara drejt realizimit të synimeve tona strategjike.
I jemi mirënjohës të gjithë miqve tanë ndërkombëtarë për përkrahjen e vazhdueshme dhe për përkrahjen e tyre në implementimin e kësaj marrëveshjeje.