Pas takimit me preidentin Vuçiq presidenti Thaçi ka kërkuar majtjen e një seance të Kuvendit tme ç’rast do të raportojë para deputetëve lidhur me takimin e zhvilluar me presidentin serb.
Thaçi falënderon presidentin Trump: Presim përfundimin e dialogut me Serbinë me njohje reciproke
03 mars 2020
| 20:34
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter ka falënderuar presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për mbështetjen në dialogun Kosovë – Serbi.
Gjithashtu presidenti i vendit ka thënë se angazhimi i ambasadorit Richard Grenell dhe Këshilltari të presidentit për Siguri Nacionale, Robert O’brien, do të sjellë njohje reciproke të shteteve në përfundim të procesit.
“Faleminderit edhe njëherë presidentit Donald Trump për mbështetjen lidhur me dialogun Kosovë – Serbi. Angazhimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës përmes ambasadorit Richard Grenell dhe Këshilltarit të presidentit për Siguri Nacionale, Robert O’Brien, ka sjellë një dinamikë të re në proces dhe presim përfundimin e këtij procesi me njohje reciproke të shteteve”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Ndërsa në postimin e Këshillit Kombëtar të Sigurisë është publikuar edhe fotografia e parë nga takimi i djeshëm në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe homologut të tij nga Serbia Aleksandar Vuçiq.