Thaçi: Familjarët e Albulena Haxhiut janë të involvuar në kontrollin e laboratorëve të drogës
27 maj 2020
| 22:53
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka vazhduar me akuza të rënda ndaj drejtuesve të Vetëvendosjes.
Ai në emisionin Debat Plus në RTV Dukagjini akuzat më të rënda i kishte ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Sipas tij, familjarët e Haxhiut janë të involvuar në kontrollin e laboratorëve të drogës.
“Bërja publike e involvimit direkt dhe familjarëve të saj në kontrollin e laboratorëve të drogës nga Albulena Haxhiu ministre e Drejtësisë, imagjino është shqetësuese. E keni pasur edhe në mediume, ajo dhe familjarët e saj”, ka thënë Thaçi.