Thaçi flet me krerët e institucioneve të drejtësisë për parandalimin e përhapjes së pandemisë nëpër burgje

15 prill 2020 | 12:29

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot udhëheqësit e institucioneve të drejtësisë, me të cilët ka diskutuar për rrezikun e përhapjes së virusit COVID-19 në institucionet e Shërbimit Korrektues të Kosovës dhe gjetjes së një zgjidhjeje ligjore për ta penguar përhapjen në këto institucione.

Në këtë takim ishin drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Korrektues, Nehat Thaçi, kryetari i Gjykatës Supreme, Enver Peci, Kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Afërdita Bytyçi, kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kujtim Munishi.

Presidenti Thaçi  është shprehur se ndonëse është lajm i mirë që ende nuk ka raste të infektimit me koronavirus në institucionet korrektuese, duhet marrë çdo hap që të parandalohet kjo.

“Është në pyetje shëndeti i qytetarëve dhe është me rëndësi që institucionet e Republikës së Kosovës të kujdesen për çdo qytetar dhe të gjejnë zgjidhje për çdo qytetar, në përputhje me ligjet në fuqi”, ka thënë Thaçi.

Gjithashtu në këtë takim janë diskutuar hapat që duhet të ndërmerren nga institucionet përkatëse dhe është theksuar që në kërkim të një zgjidhjeje sa më shpejt të përfshihet edhe Kuvendi i Kosovës dhe mekanizmat e shëndetit publik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjermania ka tejkaluar Kinën për numirn e viktimave nga Covid-19.…