Thaçi flet në telefon me Ramën, i thotë se Kosova do të dërgojë trupa shtesë të FSK-së
Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se gjendja në Durrës dhe Thumanë të Shqipërisë pas tërmeteve vazhdon të jetë e rëndë.
“E përcolla më vëmendje mbledhjen e Qeverisë së Shqipërisë dhe konstatimin e gjendjes nga kryeministri Rama. Tani shtrohet nevoja urgjente për sanimin e pasojave që të mos rrezikohet asnjë jetë e njerëzve. Pas bisedës telefonike me kryeministrin Rama, nga sot Kosova dërgon trupa shtesë të Forcës së Sigurisë, të specializuara për sanimin e pasojave dhe konstatimin dhe evidentimin e saktë të shkallës së dëmtimit të ndërtesave në zonat e goditura nga tërmeti”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se kthimi i njerëzve nëpër shtëpi duhet të bëhet në mënyrë të organizuar vetëm pas konstatimit real që shtëpitë dhe banesat të jenë të sigurta dhe të mos ndodhin fatkeqësi të tjera.
/Epoka e re/