Thaçi ftohet nga Kosova
31 gusht 2021
| 13:15
Futbollisti i Superligës së Kosovës, Armend Thaçi është ftuar nga selektori Bernard Challandes, që t’i bashkohet dardanëve për ndeshjet e shtatorit.
Thaçi sot po merr pjesë në stërvitjen e dytë që Dardanët po mbajnë në “Fadil Vokrri”.
Kjo do të jetë stërvitja e fundit e Kosovës në Prishtinë para nisjes për në Gjeorgji.
Ekspedita e Dardanëve udhëton nesër në mëngjes në Batumi, ku të enjten do të përballet me kombëtaren gjeorgjiane.