Thaçi: Ganiu me saktësi shpalosi vlerat e organizimit politik kundër sundimit jugosllav
Presidenti Hashim Thaçi ka përgëzuar ish të burgosurin politik Gani Sylaj për botimin e librit të tij “I-legal viteve shtatëdhjetë”.
Thaçi ka thënë se në këtë libër Sylaj me saktësi të madhe ka shpalosur vlerat e organizimit politik kundër sundimit jugosllav të Kosovës dhe rrethanat politike që çuan drejt demonstratave të vitit 1981.
“Veprimtarin e shquar, ish të burgosurin politik, Gani Sylajn e përgëzova me rastin e botimit të librit të tij ‘I-legal viteve shtatëdhjetë’. E kam lexuar si dorëshkrim këtë libër biografik që është biografi e lëvizjes atdhetare të viteve 1970/79. Ganiu me saktësi të madhe shpalos vlerat e organizimit politik kundër sundimit jugosllav të Kosovës, rrethanat politike që çuan drejt demonstratave të vitit 1981 si bën portretizimin e një galerie të personaliteteve që mbajtën të pashkëputur lëvizjen çlirimtare. Nga Ganiu presim botimin e kujtimeve të plota”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.