Thaçi i gëzohet propozimit të KE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë
17 prill 2018
| 19:26
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i është gëzuar propozimit të Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Shqipërinë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Për këtë të arritur i përgëzoj qytetarët e Shqipërisë, presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama, për reformat dhe qeverisjen e mirë”, ka shkruar Thaçi në profilin e vet në “Facebook”.
“Zgjerimi i Bashkimit Evropian dhe integrimi i tërë Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane janë rruga e duhur për të rritur stabilitetin dhe sigurinë në Ballkan”.
“E përshëndes, po ashtu, edhe propozimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave me Maqedoninë. Ky vendim i tyre e forcon perspektivën evropiane për tërë rajonin tonë”, ka shkruar Thaçi.